Shumë qytetarë u mblodhën në portin e qytetit të Ohrit për të provuar çorbën e peshkut me rastin e Ditës së Peshkatarëve. Në një tenxhere të madhe, disa orë është zier një ton e gjysmë çorbë peshku, në përgatitjen e së cilës morën pjesë profesorë dhe studentë të shkollës së mesme të hotelerisë. Por në vend të troftës së Ohrit që mungon, çorba u bë me salmon.

Kemi përdorur 400 kilogram peshk, 100 litra vaj, 60 kilogram miell, selino, karota dhe erëza. Peshku është salmon ashtu si çdo vit. Me troftë nuk mundet sepse është shumë e butë dhe nuk bëhet çorba e shijshme, mirëpo është edhe në zhdukje e sipër – tha Bllazhe Jordanoski, kuzhinier.

Banorët më të vjetër të Ohrit kujtojnë vitet kur Liqeni i Ohrit ishte plot e përplot me troftë dhe cironkë.

Peshk kishte sa të duash, por kishte respekt të ligjit për peshq. Dihej kur ishte e ndaluar, nuk kishte nevojë për roje, vetë njerëzit e ruanin liqenin. Tani më shumë ka peshkatar ilegal sesa peshq – u shpreh Trajçe Leveski, peshkatar.

Në këtë manifestim janë shpërndarë rreth 5.000 porcione.

“Ka njerëz nga e gjithë Evropa, Gjermania, Austria”.

“Për së pari herë vij për festën, jetoj në Australi, mendoj se është mirë, ka mjaft njerëz, më mirë nuk mund të jetë”.

Sipas tregimeve të qytetarëve më të moshuar, peshkatarët këtë ditë janë futur në liqen që ta tregojnë lidhshmërinë e tyre me liqenin.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...