Sipas ‘Sky Sports Boxing’, ekipi i Entoni Xhoshua ka pranuar ofertën për të zhvilluar përballjen për unifikimin e titujve, me fituesin e revanshit Fjuri-Uajllder. Xhoshua riktheu titujt e kampionit të botës, në duelin me Endi Ruiz JR, pikërisht në Arabinë Saudite, dhe ai mund të kthehet për një tjetër duel të madh atje.

“Kemi një ofertë të majme për atë duel” ka bërë të ditur Edi Hern, promotori i Xhoshuas.

Boksieri britanik pritet të ketë duelin e ardhshëm gjatë verës, kurse rivalët e tij, Fjuri e Uajllder do të përballen më 22 shkurt.

Mbetet të shihet nëse do të finalizohet një marrëveshje për mega duelin mes Xhoshuas dhe kampionit të ardhshëm të pesheva të rënda në versionin VBC, i cili do të zinte vend në Arabinë Saudite

Loading...

Shpërndaj me

Loading...