Barcelona ka bërë një ofertë të re adresuar kampionëve të Francës, Paris Saint-Germain, për sulmuesin brazilian, Neymar. Plot 100 milionë euro plus dy futbollistë nga kontigjenti aktual i katalanasve, në këmbim të Nejmar: kjo është oferta që raporton media Sky në Gjermani. Kampionët e La Liga në Spanjë, bashkë me ofertën për £90 milionë, i ka vënë në dispozicion PSG-së edhe një listë me 6 futbollistë të përbërë nga Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Nelson Semedo dhe Malcom, prej nga ku mund të zgjedhin dyshen, si pjesë të marrëveshjes. Të njëjtat burime bëjnë me dije se klubi francez kërkon të arkëtojë mbi £200 milionë në këmbim të 27-vjeçarit. Vetë Nejmar i ka komunikuar klubit dëshirën e tij për tu larguar. Nga ana tjetër edhe trajneri Tomas Tushel pranoi të mërkurën se ishte në dijeni të vullentit të brazilianit për të lënë PSZH që para Kupës së Amerikës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...