Nga 17 qershori në Odën ekonomike të Maqedonisë do të fillojë trajnimi për burimet  ripërtëritshme të energjisë ku përmes një qasje inovative me trajnime në terren do të trajnohen 10 inxhinierë dhe 20 teknikë për sistemet fotovoltaike dhe po aq për kolektorët termalë diellorë. Qëllimi i trajnimeve është ndërtimi i standardeve profesionale që do të akreditohen dhe zbatohen në teknologjitë vendore burimet e ripërtërishme energjetike me çmim dhe cilësi të përballueshme. Profesoresha Hristina Spasevska theksoi  se Fakulteti i teknologjisë elektrike dhe informative e cila është bartëse e kësaj pjese të projektit, është në procesin e krijimit të një laboratori për këtë qëllim.

Laboratori do të aplikojë teknologjitë më të fundit për kolektorët solarë që do të pasojnë në të ardhmen. Nuk është qëllimi ynë të shkruajmë ligje që zbatohen në tjera vende që janë më të avancuara në këtë fushë sesa ne, por për të parë se si mund të transferohen me të vërtetë në tokën maqedonase dhe të ndërtojnë standardet e duhura që ekspertët duhet të dinë për zbatimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë- deklaroi SINKRON-Hristina Spasevska.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...