Oda ekonomike doli me lëvdata për ligjin mbi mbështetjen e investimeve, i cili, krahas sjelljes së parave për kompanitë, tregoi një sërë skandalesh që përfshijnë Shoqata më e madhe e biznesit – Oda Ekonomike e Maqedonisë ka zbatuar ligjin për mbështetjen financiare të investimeve. Në konferencën për shtyp, e cila zgjati rreth gjysmë ore, mund të dëgjoheshin vetëm pritje pozitive dhe një bravo e madh për qeverinë që ka bërë një zgjidhje të tillë ligjore, që do ta motivonte aktivitetin e investimeve në vend. Përfaqësuesja e Odës, Ljupka Trajkovska, nuk kursente lëvdatat për rritjen e partneritetit në mes të sektorit publik dhe atij privat, transparencën e qeverisë, dhe gjithashtu përdori momentin për ti ftuar kompanitë e tjera të suksesshme, që në të ardhmen të përfshihen në shpërndarjen e ndihmës shtetërore. Pas një serie lëvdatash për qeverinë, nga Oda Ekonomike gjithashtu publikuan planin e tyre për ndryshimin e modelit aktual të zhvillimit ekonomik.

Ne duam ta përshëndesim vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për miratimin e ligjit mbi mbështetjen financiare për investime, ku janë përfshirë masat e shtyllës së parë dhe të dytë me çka e vërtetoi partneritetin publiko-privat nga momenti i përgatitjes së ligjit përmes konsultimeve të vazhdueshme me sektorin real .”- tha Ljupka Trajkovska-Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Kjo shoqatë biznesi pret një zgjidhje të menjëhershëm ligjor pas disa skandaleve që lidhen me aplikimet për mbështetje financiare të shtetit ndaj kompanive të lidhura me zyrtarët e lartë shtetëror. Emri i zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, kompanitë e të cilit ishin në garë për fonde nga arka e shtetit, ishte emri më i zëshëm për të cilin kishte reagime më të ashpra në publik.

Oda preferon respektimin konsekuent të legjislacionit, që është sigurisht qëndrim i komunitetit të biznesit, përmirësimi i parimeve të normave, që do të mundësojnë çdo situatë të dyshimtë të sqarohet .Institucionet kompetente kanë mbështetje të plotë në drejtim të zgjidhjes së çështjeve që janë ngritur në publik “- deklaroi Ljupka Trajkovska-Oda Ekonomike e Maqedonisë

Ndarja e parave shtetërore, nga ligji për mbështetjen financiare të investimeve, mjetet nga fondi për inovacione, tenderët e dyshimtë, morën kritika të ashpra nga publiku, por edhe nga ana e disa ekspertëve nga vendi. Disa herë nga qeveria nëpërmjet konferencave për shtyp u përpoqën ta zbusin situatën mbi këtë temë dhe në publik ti paraqesin efektet pozitive të masave ekonomike që i ka ndërmarrë qeveria.

Ile Petreski

Shpërndaj me