A do të rritet ose zvogëlohet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni pasi të fillohet të llogaritet sipas një metodologjie të re, do të varet nga çmimi i naftës në bursat botërore. Deri në 1 qershor, duhet të jetë gati metodologjia e re për llogaritjen e çmimit të derivateve të naftës. Megjithatë, Shoqata e Energjisë në Odën Ekonomike të Maqedonisë argumenton se Maqedonia tani i ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon.

Kur flasim për uljen ose rritjen e çmimeve, kur është fjala për çmimet e bursës është pak e vështirë. Sepse në çdo rast rritja ose ulja e çmimeve do të varet nga lëvizja e çmimeve të naftës në bursat botërore dhe rregullatorët. Në çdo rast metodologjia është ajo që duhet të ndjekë çmimet botërore. Dhe tani në këtë periudhë të ju jap një informacion, në rrethinë Maqedonia ka çmimet më të ulëta të derivateve- Risto Janevski, Shoqata e Energjisë në LOM.

Alsat

 

 

Loading...

Shpërndaj me