OBT – Maqedonisë së Veriut: Sistemi i taksave, administrata dhe ekonomia gri zbehin ekonominë.

Organizata Botërore e Tregtisë ka bërë revizionin e dytë të politikës tregtare të Maqedonisë e Veriut. Në prezantimin që ka bërë ministria e Ekonomisë, konkretisht reformat që janë bërë në këtë sferë, OBT ka dhënë vlerësime por nga ana tjetër, ka kërkuar që vendi të vazhdojë me vendosmëri rrugën drejt përmirësimit të ekonomisë. Anëtarët e OBT-së theksuan se reduktimi i ekonomisë gri dhe reformat ende të pamjaftueshme në administratën publike, si dhe sistemi i taksave, duhet të vazhdojnë të jenë fokusi i qeverisë në përmirësimin e ekonomisë së vendit. Takimi që u mbajt në Gjenevë u mbyll sot, dhe në të Maqedonia e Veriut u kryesua nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Revizioni i radhës do të mbahet pas 6 vjetësh. Maqedonia është anëtare e OBT-së që në vitin 2003./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...