Derdhja e ujit të kontaminuar është incidenti i fundit në “Ohis”, që shkaktoi aromë të padurueshme, ku opinioni e kuptoi që kjo është shkaktuar nga kimikati i quajtur “metil akrilat”. Në uzinën e njëjtë me metil akrilat, janë paketuar 11 lloje të ndryshëm të mbetjeve kimike që presin leje për eksport dhe shkatërrim në Zvicër. Tashmë janë eksportuar tre rezervuare me klor. Gjiganti i dikurshëm kimik është “bombë e kurdisur”, pasi nëpër uzina në mënyrë jo- përkatëse paketohen edhe lloje tjera të ndryshme të mbetjeve toksike. Mbetjet nga prodhimtaria e pesticideve, acideve, detergjenteve, plastikës PVC, ngjyrave dhe llaqeve edhe më tej grumbullohet në oborrin e fabrikës. Hulumtimet e profesorit Trajçe Stafillov para disa viteve treguan se substancat vdekjeprurëse në “Ohis” janë pika më e ndjeshme ekologjike në Maqedoni, mes të cilëve më i rrezikshëm është lindani.

Mbetjet janë krijuar nga përzierje të ndryshme kimike, prej të cilave njëri është lindani. Distribuohen grimcat në ajër, njerëzit i thithin këto grimca, i fusin në organizëm. Pesë deri në gjashtë herë kemi më shumë zhivë sesa që është maksimum e lejuar”-pohoi Trajçe Stafilov, profesor i kimisë.

Drejtori i falimentuar i fabrikës është i pakapshëm në celularin e tij, ndërsa enigmë është se si disa uzina janë shitur dhe funksionojnë, edhe pse e ndajnë të njëjtën hapësirë me mbetjet e rrezikshme kimike. Një ditë më parë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski, tha se plani i përgjithshëm i detajuar për Ohisin parasheh industri të lehtë dhe jondotëse.

Kjo do të thotë se këtu mund të ketë depo dhe industri që nuk ndotin”-theksoi Filip Temelkovski, kryetar i komunës së Kisella Vodës.

Për “Ohisin” në rrjedhë është tenderi ndërkombëtar për organizim UNIDO për përzgjedhjen e teknologjisë për pastrim të lindanit, proces i cili me siguri do të zgjasë me vite, ndërsa pjesërisht financiarisht e përfshin edhe Qeverinë tonë. Për helmet tjera, që i fshehën oborri i fabrikës, ende nuk është bërë asnjë fjalë.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...