Ajo do të martohej me burrin e ëndrrave të saj, por një aksident automobilistik fatkeq ua preu planet në mes. Në foto shikoni një vajzë të veshur nuse, e mbështetur mbi një varr. Ajo është Jesicca, e cila është shfaqur në ditën e dasmës në varrin e të fejuarit të saj.

Dyshja kishin planifikuar të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë më datë 29 shtator, ditën kur u shkrep edhe kjo foto e trishtë. Zjarrëfikësi Kendall Murphy u godit tragjikisht nga një automjet nëntorin e shkuar dhe ndërroi jetë.

10 muaj më vonë, Jessica u shfaq në varrin e tij. “Dëshiroja të isha pranë tij atë ditë,”- është shprehur ajo. Fotoja është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, dhe Jessica ëhstë cilësuar si nusja më e trishtuar në botë.

Loading...

Shpërndaj me