Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë vazhdon të ulet, njoftuan agjencitë botërore duke iu referuar informacioneve të autoriteteve kineze.

Komisioni nacional shëndetësor kumtoi se dje nga virusi kanë vdekur 52 persona, kundrejt 71 të hënën.

Krahas kësaj, numri i rasteve të vdekjes është më i vogël në tre javët e fundit.  Në Kinë nga Kovid-19 deri më tani kanë vdekur gjithsej 2.715 persona.
Rastet e konfirmuara të reja dje kanë arritur 406 kundrejt 508 të hënën.

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Kinë pa Hong-Kongun dhe Makaon, arrin 78.064.

Të gjithë 52 raste të reja të vdekjes prej dje janë në Hubei, epiqendra e epidemisë. Të hënën atje nga virusi kanë vdekur 68 persona.

Një pjesë e madhe e rasteve të reja të personave të infektuar prej dje, 401 nga 406 janë në Hubei.

Një ditë paraprakisht, në provincën qendrore kineze janë paraqitur 499 të infektuar të rinj.
Sipas të dhënave nga fundi i ditës së djeshme, në Hubei janë regjistruar 65.187 raste të infeksionit, ndërsa kanë vdekur 2.615 persona.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...