As Elem Turs, as komuna e Tetovës dhe as Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nuk mbajtën fjalën për investimet e premtuara në infrastrukturë në Kodrën e Diellit. E njëjta, si duket, edhe sivjet, sezonin turistik do e fillojë me mungesë parkingjesh, infrastrukturë të dëmtuar, kanalizim që del jashtë shtratit dhe një lagje vilash e kthyer në Geto.

Përfundimi i punëve me teleferikun me gjashtë ulëse dhe asfaltimi i rrugës janë për tu përshëndetur thonë afaristët, por këta dy projekte do e shtojnë numrin e makinave, gjë kjo që, në mungesë të parkingut shumë katesh do e vështirësojë edhe më tepër ardhjen në kodër të Diellit.

Problemin e parkingjeve do e kemi gjithnjë sepse nëse funksionon gjashtë ulëseja do ketë fluks më të madh të mysafirëve dhe parkingjet do duhet të menaxhohen shumë mirë por megjithatë parkingjet do jenë problemi kryesor. Kanalizimet janë të pa rregulluara por, po patin kohë, do mundohemi të bëjmë vet diçka. Transporti publik në sezon është tejet i rëndësishëm. Dëgjuam se ka formuar ndërmarrje komuna e Tetovës dhe do kërkojmë të organizojë transportin publik sepse është shumë e rëndësishme kjo do zvogëlojë numrin e makinave – deklaroi Ashim Asani, afarist.

Në harresë është futur edhe bora artificiale. Projekti i filluar vite më parë për hapjen e pishinës për borë artificiale u ndërpre pa asnjë sqarim, dhe askush nuk dha llogari se, përse dështoi ky projekt.

Mungesa e borës artificiale s’është bë ende. Kishte ca lëvizje dikur u bë pishina për borë artificiale por si duket sishte menduar mirë dhe nuk do përfundoj dhe si duket edhe gjatë kohë nuk do bëhet. Vitin e shkuar pati shumë probleme me funksionimin e ski liftave por të shohim si do jemi këtë vit – tha Metodij ÇIlimanov, Organizator skijimi.

Infrastruktura paraqitet e dëmtuar edhe në anën tjetër të Kodrës së Diellit, në lagjen e vilave, ku banorët presin që komuna të intervenojë të paktën në kanalizim dhe asfaltim të rrugës, por komuna thotë se nuk ka mjete.

Projektin që ka aplikuar Qendra zhvillimore e Pollogut në Bankën Botërore, nuk është miratuar në vlerën e kërkuar prej 1.5 milion eurove -thonë nga komuna e Tetovës.

“Përgjigje për këto pengesa kërkuam nga Drejtori i kodrës së Diellit, por edhe nga drejtori i ELEM TURS, por, as njëri e as tjetri nuk patën kohë për mediat që të prononcohen se, me çfarë sezone do nis sivjet turizmi në Kodrën e Diellit”.

Bashkim Sulejmani

Loading...

Shpërndaj me

Loading...