Dy shtetas kinez që mendohet se menaxhojnë një restorant në Shkup, kanë ndjekur me njërën nga thikat e kuzhinës një shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti kishte refuzuar për të paguar faturën, sepse kishte thënë që ishte tepër e shtrenjtë.

Ministria e Punëve të brendshme po punon në zbardhjen e plotë të rastit, që ka ndodhur sot në QT “Leptokarija” ku një burrë dhe një grua kineze po e ndjekin me thikë një mysafir nga restoranti i tyre pasi ai kishte refuzuar që të paguajë faturën me pretendimin se ishte çmimi i lartë dhe i pa arsyeshëm.

Sot para dite në rrjetin sociale fejsbuk u  publikua një video ku shihen se si një burrë dhe një grua ndjekin një burrë tjetër.

Tani për tani nuk ka informacione shtesë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...