Nuk ka fitues në raundin e parë të zgjedhjeve për presidentin e ri të FSHF-së. Kanë votuar 65 delegatë, por asnjëri prej kandidatëve për president të FSHF-së nuk ka siguruar 2/3 e votave, siç parashikon rregullorja. Tani kalohet në raundin tjetër. Pas votimit të parë, Duka ka rezultuar me 39 vota, Fino me 22 vota dhe 4 fletë ishin të pavlefshme, edhe pse për këto të fundit nuk ka pasur dakordësi mes anëtarëve të komisionit. Kandidati tjetër, Hala, nuk ka marrë asnjë votë. Pritet tani raundi i dytë i votimit mes dy kandidatëve me më shumë vota, Dukës dhe Finos.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...