Në grua ka mbajtur të fshehtë faktin që ishte e verbër për 38 vite. Madje as familja e saj nuk e dinte.

Zena Cooper përdori metoda për fshehjen e humbjes së shikimit duke i mashtruar të gjithë, përfshirë mësimin përmendësh të rrugëve të njohura, duke mësuar se ku janë kthesat e rrugëve dhe trotuareve.

Nëna e 4 fëmijëve lindi me Sindromën Marfan, një çrregullim gjenetik i indit lidhës të trupit dhe mund të ndikojë tek zemra, mushkëritë, kockat, nyjet dhe sytë.

Sëmundja ndikon tek shikimi tek 6 nga 10 persona të prekur.

Zena u diagnostikua në moshën 4-vjeçare me sindromën pasi një kontrolli rutinë.

Ajo u zbulua se nuk shikonte nga sytë katër vite më parë, kur nuk njohu një nxënës që hyri në orën e këshillimit në shkollë.

Zena më pas bëri një seri gabimesh duke kuptuar se ishte koha për të kërkuar ndihmë.

“Unë gjithmonë i planifikoja gjërat përpara, duke numëruar hapat, duke memorizuar ndjenjën e sipërfaqes së tokës nën këmbët e mia dhe kujtesën dëgjimore. Kur isha e vogël nuk e kuptoja që isha ndryshe. Mendoja se të gjithë njerëzit shihnin si unë. Por me kalimin e viteve kuptova se ishte tepër vonë për tu thënë njerëzve që nuk shikoja. Si mund ti thoni dikujt që e keni njohur prej vitesh se në të vërtetë ju kurrë se keni parë fytyrën e tyre?”-tha ajo.

Ajo u shpreh se kishte frikë nga skepticizmi dhe se njerëzit do e shikonin ndryshe.

“Kisha frikë nga skepticizmi. Shumë njerëz mendojnë se të verbrit shohin vetëm errësirë, por 90 % prej nesh kanë një perceptim të dritës. Kisha edhe siklet. A do të më trajtonin njerëzit ndryshe? A do ofendoheshin që nuk u kisha thënë? Ajo që kisha frikë më së shumti ishte keqardhja e tyre,”-shtoi Zena.

Pasi e kishte fshehur për shumë kohë, kuptoi që kishte nevojë për ndihmë.

“Unë kurrë nuk e konsideroja veten të paaftë më parë, por tani po e pranoja. Kisha nevojë për ndihmë,”-tha ajo.

Ndihma që mori ishte një qen udhëzues, Munch. Ndërsa rrëfeu edhe përjetimet e të afërmeve kur u tregoi të vërtetën.

“Nëna u ndje keq. Ajo e dinte që shikimi im ishte i keq por meqë mbaja syze mendonte se isha mirë. Ndërsa rritesha, nuk u thashë gjë prindërve të mi sepse e dija se ata shqetësoheshin dhe nuk kishte asgjë që mund të bënin për këtë.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...