Bill Gates ka deklaruar se ka paguar shumë pak taksa dhe se nuk e meritonte të ishte aq i pasur. Ai tha se bashkë me miliarderët e tjerë duhej të kontribuonte më shumë për dynjanë. Pasuria e Gates erdhi pasi ai themeloi kompaninë e famshme Microsoft në vitin e largët 1975.

63 vjeçari që ka pasuri prej 73 miliardë dollarësh, tha në një intervistë për The Mail se ka paguar “Më shumë se 10 milionë$ taksa por është dashur më shumë. Kam bërë më shumë se thjesht t’i përgjigjesha ligjit por mendoj se gjërat duhet të jenë më progresive.”

Ai ka premtuar se pasurinë e tij do t’ia lë kauzave të mëdha dhe jo fëmijëve të tij.

“Nuk e meritoj pasurinë që kam,” shtoi Gates. “Askush nuk e meriton. Ka ardhur me kohën, me fat, dhe përmes njerëzve me të cilët kam punuar. Pa dyshim kam punuar shumë dhe mendoj se software-i doli të jetë me shumë përfitim, por edhe unë përfitova nga struktura. Nuk besoj që t’ua lë paratë fëmijëve të mi do të ishte gjë e mirë për ta apo për shoqërinë.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...