Akuzat e Aleancës për Shqiptarët për diskriminim të kuadrove shqiptarë në SPB-në e Tetovës sipas zëvendësministrit të brendshëm Agim Nuhiu, janë të pabaza dhe kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike të kësaj partie. Sipas Nuhiut shqiptarët në postet udhëheqëse nëpër sektorët e punëve të brendshme të këtij rajoni, janë të përfaqësuar me rreth 70 për qind.

Dua të informoj opinionin e gjerë se nëse marrim për bazë kriterin e organizimit territorial, në kuadër të SPB-së, rreth 70 për qind e stacioneve përkatësisht departamenteve të policisë, udhëhiqen nga shqiptarët – deklaroi Agim Nuhiu zv.ministër i Punëve të Brendshme.

Shpërndaj me