Normat e interesit për kreditë bankare në Maqedoni janë ende relativisht të larta. Qytetarët e Maqedonisë, bankave, u paguajnë interes më të larta se ato në vendet e Evropës Perëndimore. Megjithatë, sipas guvernatores së Bankës Popullore, Anita Bezhoska, normat e interesit në Maqedoni nuk ndryshojnë shumë nga ato në rajon, dhe se në të gjithë periudhën pas krizës, norma e interesit e Bankës Qendrore ka rënë ndjeshëm dhe aktualisht qëndron në 2.25% që është historikisht në nivelin më të ulët për ekonominë e vendit.

Nëse kthehemi dhe shikojmë prapa, nëse bankat ndjekin këtë trend të uljes së normave të interesit, është e qartë se bankat ndjekin trendin e bankës qendrore. Ata ulin edhe në anën e normave aktive dhe pasive të interesit. Sigurisht se nuk mundet të pritet intensiteti të jetë krejtësisht i njëjtë. Normat e interesit në vendin tonë janë më të larta në raport me normat e interesit evropian, por normat e interesit gjithashtu pasqyrojnë edhe preminë e rrezikut të ekonomisë. Nëse ka një rënie të madhe në normat e interesit, kjo nuk do të ishte stimuluese për kursimin, dhe sistemi ynë bankar dallon nga fakti se burimi kryesor i financimit të kredive është kursimi – deklaroi Anita Angelovska Bezhovska – Guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë.

Sa i përket normave të interesit në Maqedoni, mendoj se po ndjekin trendin e tregut. Sa i përket normave të interesit në BE, ato janë rezultat i politikave të Bankës Qendrore Evropiane dhe mendoj se për momentin ato janë mjaft të ulëta – tha Mihail Van Dureven – Banka Qendrore e Holandës.

Ohri sot dhe nesër organizon Konferencën e dymbëdhjetë të Infrastrukturës së Pagesave dhe Tregut, ku janë të pranishëm përfaqësues të bankave qendrore nga rajoni dhe Evropa. Është thënë se jehona e inovacionit financiar në fushën e shërbimeve të pagesave në treg krijon ndryshime të mëdha në industrinë financiare.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...