Noizy tashmë ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe padyshim se numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

I njëjti pëlqehet tej mase, ndërsa koncertet e tij janë të mbushura plot thuajse gjithnjë Kosovë e Shqipëri, duke mos lënë anash edhe vendet evropiane.

Se ka adhurues të zjarrtë kjo dëshmohet edhe me videon e fundit të tij, teksa po këndonte në një koncert, reperi është hedhur nga skena, për t’u argëtuar më shumë me fansat e tij.

Videoja në fjalë e përshkruan më së miri momentin kur reperi hidhet në publik ndërkohë që këndon dhe vallëzon bashkë me ta.

“Hedhja në turmë, njeri i çmendur”, ka shkruar krahas videos reperi shqiptar.

Veç kësaj, në këtë video muzikore Noizy mori komente të shumta, duke e përgëzuar për artistin që është dhe energjinë pozitive që e përcjell tek audienca.

Ai përndryshe ditë më parë lansoi projektin e ri muzikor “Colpo Grosso” në bashkëpunim me Snik, Capo Plaza dhe Gue Pequeno.

Ky projekt vetëm për dy ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube./telegrafi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...