Më 11 korrik, të vitit 2018 në ndarjen solemne të Euromoney çmimeve në Londër, NLB Banka SHA Shkup është shpallur banka më e mirë në Maqedoni.

Ky çmim është edhe një konfirmim për suksesin e veçantë në tejkalimin e të gjitha sfidave të vendosura të Bankës, përkushtimit të të gjithë të punësuarve, si dhe rezultateve të jashtëzakonshme të arritura financiare.

Në kumtesën e saj revista Euromoney sqaron pse e ka shpallur NLB Bankën SHA Shkup, bankë më të mirë në Maqedoni për vitin 2017:

Duke garuar në një treg bankar me konkurrencë të lartë, banka e cila u dallua me rezultatet vitin e kaluar në Maqedoni është NLB Banka SHA Shkup, duke iu falënderuar fitimit të realizuar dominues në sektorin, cilësisë së përmirësuar të mjeteve dhe investimeve në digjitalizimin.

Banka realizoi kthim të kapitalit prej 28% si rezultat i fitimit të realizuar prej 40 milionë euro që paraqet rritje vjetore prej 60%. Ky rezultat mbresëlënës në masë të madje u nxit nga rritja e fuqishme e kreditimit të qytetarëve, punës me kartela, shërbimeve pagesore dhe shitja e produkteve të sigurimeve. Për të njëjtën ka kontribuar edhe rritja e margjinës së kamatës në 4.9%, ndërsa fokusin e efikasitetit e mbajti edhe shkalla e shpenzimeve në raport me të ardhurat në vetëm 38%.

Aktiva e përgjithshme u rrit për 7.2% në 12 muaj deri në fund të dhjetorit të vitit 2017, në pajtim me rritjen e kreditimeve dhe depozitave, me çka NLB Banka A.SH Shkup realizoi pjesëmarrje prej 16.4% në tregun lokal. Pjesëmarrja e kredive jofunksionale është ulur për 0.5 pikë përqindjesh dhe ishte 5.2% ndërsa në fund të vitit shkalla e përshtatshmërisë së kapitalit u rrit në 14.4%.

Zhvillimi digjital i bankës për periudhën për të cilën shpërblehet përfshin edhe lancimin e NLBmProklik- aplikimi për celularë për persona juridik, si dhe shpërblimin e vazhdueshëm dhe nivelin e përdorjes së NLB mKlik aplikacionin celularë për persona fizik.

NLB Banka SHA Shkup sipas strategjisë së saj, në fokusin e punës ka kënaqësinë e klientëve të vet ku vazhdimisht dhe me përkushtim punon në gjetjen e zgjidhjeve më optimale për çdo klient veçmas.

Banka edhe më tej do të vazhdojë t’i ndjek trendet botërore teknologjike dhe si bankë bashkëkohore dhe kreative të jetë e përkushtuar në digjitalizimin dhe avancimin e proceseve bankare. Paralelisht me mbindërtimin e vazhdueshëm të shërbimeve digjitale, në vazhdimësi do ta modernizojë dhe zgjerojë rrjetin e ekspoziturave të bankës. Në këtë mënyrë, klientëve të vet u ofron zgjedhje që të vendosin për mënyrat e reja dhe bashkëkohore ose për mënyrat tradicionale të punës me bankën.

Shpërndaj me