NLB Bank përfundoi muajin e kursimit me një ekspozitë, të vizatimeve për fëmijë dhe një donacion për Klinikën e Fëmijëve. Ekspozita është humanitare dhe dhuron 200 denarë për secilin vizatim të dërguar. 700,000 denarët e mbledhur do të dhurohen për blerjen e pajisjeve dhe inventarit, për Departamentin e Hematologjisë dhe Onkologjisë.

Si çdo vit NLB feston ditën e kursimit, që është nesër, me muaj kursim dhe çdo vit ne organizojmë aktivitete të ndryshme edukative, duke vizatuar një temë të kursimeve ose ndonjë temë tjetër. Faleminderit të gjithë mësuesve dhe arsimtarëve, prindërve dhe fëmijëve mbi të gjitha, për pranimin e këtij mesazhi, dhe këtë vit na befasuan me numrin më të madh të vizatimeve, ne nuk mund të besonim kur erdhën 3.525 vizatime. Kështu e ndihmuat NLB Bank të dhurojmë 700,000 denarë, për pajisje dhe inventar në departamentin hematologjisë dhe onkologjisë”-tha Antonio Argir, president i Bordit të Drejtorëve.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...