Nju Jorku do të lirojë rreth 300 të burgosur për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, tha kryetari i bashkisë së qytetit.

”Ata që kanë të drejtë për lirim janë të burgosurit e qytetit të dënuar për shkelje dhe vepra jo të dhunshme dhe me më pak se një vit larg lirimit”, tha Bill de Blasio në një konferencë për shtyp.

Ai tha se Nju Jorku ka rreth 15 000 raste të konfirmuara të koronavirusit, që përbëjnë një të tretën e rasteve në SHBA.

Ka pasur gjithashtu edhe 131 vdekje në qytetin më të madh të vendit.

Disa orë pasi presidenti Donald Trump tha se ai dëshiron që vendi të hapet për periudhën e Pashkëve, De Blasio tha se nuk pajtohej me të dhe se deklarata e Trump ishte “absolutisht e pakonceptueshme” për qytetin e Nju Jorkut.

“Prilli do të jetë pa dyshim më i keq se marsi”, tha De Blasio, duke shtuar se “maji mund të jetë edhe më i keq”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...