Të paktën 11 konservatorë britanikë pritet të konfirmojnë sot kandidaturën e tyre për kreun e qeverisë. Në fundjavë disa nga kandidatët kanë bërë të njohura pikëpamjet se si mendojnë ta zgjidhin çështjen Brexit, e cila të premten detyroi kryeministren Theresa May të dorëhiqet.

Pasditen e së hënës pritet të publikohet lista e kandidatëve konservatorë që do të kryesojnë qeverinë britanike për pjesën e mbetur të mandatit.

Pas dorëheqjes së kryeministres në largim, Theresa Mey, të paktën 11 kandidatë shpresojnë që të jenë pasardhësit e saj.

Mes kryesuesve të listës janë ish-ministri i Jashtëm dhe ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, kryediplomati Jeremy Hunt, ish-ministri për Brexit Dominic Raab dhe ministri aktual i Mjedisit Michael Gove.

Në fundjavë disa nga kandidatët bënë edhe një herë të qarta qëndrimet e tyre rreth Brexit.

Ministri i Jashtëm Hunt deklaroi të dielën se nëse ai zgjidhet Gryeministër i vendit, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë se vendi mund të arrijë një pakt të ri për largimin nga BE-ja.

Ndërkaq Johnson tha se fatura 40 miliardë dollarë e divorcit me Bashkimin Europian nuk do të paguhet nëse Brukseli nuk e rinegocion marrëveshjen aktuale, dhe se do i përdorë paratë për ekonominë.

Për ish-ministrin e Brexit, Raab, parlamenti edhe mund të shkrihet nëse nuk arrihet një marrëveshje me Brukselin brenda 31 tetorit 2019.

Skualifikimi i kandidatëve të parë për kreun e ekzekutivit nis të enjten dhe pritet të përfundojë në fund të muajit korrik.

Fituesi mes dy kandidatëve finalë do të shpallet me votën e anëtarëve të partisë, ndërsa deri atëherë funksionet e kryeqeveritarit do i ushtrojë përkohësisht kryeministrja May.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...