Rusia mirëpret sot Kupën Botërore të 2018-tës. Për herë të parë kupa botërore e futbollit është mbajtur në vitin 1930 ku morën pjesë vetëm 13 skuadra. Prej asaj kohe në evoluimin e evenimentit botëror të futbollit kanë ndryshuar shumë gjëra. Këtë vit në Rusi do të garojnë 32 skuadra pas një procesi 2 vjeçar kualifikimi. Kupa botërore FIFA 2018 është e shtrirë në 12 stadiume në 11 qytete të ndryshme ruse. Stadiumi më i madh është “Luzhniki Stadium” në Moskë me kapacitet prej 81 mijë ulësesh e cila kushtoi 410 milion dollar për ri-ndërtim. Në listën e stadiumeve ruse më të spikatura janë: “Spartak Stadium”, “Stadiumi i Shën Petersburgut”, “Fisht Stadium”, “Kazan Arena” dhe të tjera. Kupa Botërore fillon sot, pra më 14 qershor dhe do të zgjas deri më 15 Korrik.

Shefkije Alasani 

Shpërndaj me