Nëse dëshironi të ndiqni vetëm një rregull mode, është vetëm ky: Besojini Chanel-it. Nuk do t’ju zhgënjejë kurrë. Dhe nëse dëshironi të dini një sekret të Chanel, detaji që nuk duhet të mungojë në pamjen tuaj, nëse dëshironi ta bëni atë të duket luksoze, është detaji i perlave. Fillimisht ua kemi parë modeleve të Chanel detajet e perlave që nuk mungonin në veshjet apo aksesorët e tyre.

Nëse kishit dyshime për përdorimin e perlave, duhet të dini që tani është periudha e duhur për t’i përdorur. Duke qenë se ndodhemi në sezon festash, perlat janë patjetër një “must”.

Vathët me perla mund t’i përdorni për çdo rast, pasi shkojnë me çdo veshje, nga fustanët e mëndafshit e deri te veshjet xhins. Ndërsa për sa u përket varëseve, duhet të keni kujdes me kombinimin e tyre, pasi nuk shkojnë me gjithçka.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...