Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot shtetin meksikan të Oaxacas (jug), ku ka shkaktuar dëme, sipas autoriteteve lokale.

“Epiqendra e tërmetit u lokalizua në jug të qytetit Ixtepec”, njoftoi Shërbimi kombëtar i Sizmiologjisë.

Sipas një burimi të mbrojtjes civile, disa shtëpi janë dëmtuar në dy lokalitete.

Shteti i Oaxacas ishte goditur më 7 shtator 2017 nga një tërmet me magnitudë 8,2 ballë të shkallës Rihter duke shkaktuar dëme në disa qytete.

Disa ditë më vonë, më 19 shtator 2017, një tërmet me magnitudë 7,1 ballë goditi disa shtete të pjesës qendrore të vendit dhe veçanërisht qytetin e Meksikos duke shkaktuar 369 të vdekur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...