Një stuhi magnetike treditore do të godasë planetin tonë në fund të shtatorit, ka njoftuar laboratori i astronomisë së Institutit të Fizikës së Akademisë së Shkencave ruse.

Stuhia diellore do të fillojë më 27 shtator dhe do të përfundojë në 29 shtator. Gjatë dy ditëve të para, çrregullimi i magnetosferës së Tokës do të jetë më i fortë, kategoria G2, dhe në ditën e tretë intensiteti i stuhisë diellore do të dobësohet.

Stuhitë diellore të kategorisë G2 ndikojnë në sistemet e energjisë, pajisjet satelitore dhe valët e radios me frekuencë të lartë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...