Një shtetas maqedonas me banim në Tiranë pretendon se u mor peng nga dy persona të cilët i kërkonin një shumë prej 250 000 eurosh.

Aksioni i policisë shqiptare i zhvilluar në kodrat e Farkës në Tiranë ka si pasojë një person të ndaluar dhe një pistoletë silenciator të gjetur në zonë.

Ndërsa një person ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia shqiptare.

30 minuta më pas policia ridërgoi në zonë shtetasin maqedonas për të rindërtuar skenën e ngjarjes.

Nga informacionet paraprake maqedonasi udhëtonte me dy persona të tjerë në një makinë tip BMV me targa të Shkupi kur i është vënë pistoleta në kokë maqedonasit duke i kërkuar shumën në fjalë.

Sipas burimeve të policisë, njëri nga personat njihet si person me precedent penal, zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

“Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.” 

Dy persona, A. Xh., 41 vjeç, dhe  S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni- thuhet në raportin e policisë shqiptare. 

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...