Drejtësia austriake u përball me një paditës të pazakontë: një anëtar i dinastisë Rothschild është në proces gjyqësor me bashkinë e Vjenës për të rikuperuar  të drejtën e kontrollit mbi një fondacion 100-vjeçar të krijuar nga familja e tij, por e përvetësuar më pas nga nazistët.

“Unë nuk po kërkoj asnjë kompensim financiar, por dua që fondacioni të rikthehet në formën e dëshiruar nga stërgjyshi im dhe t’i rijapim jetë”, tha Geoffrey Hoguet, anëtar i dinastisë.

Mosmarrëveshja mes Hoguet, i cili banon në SHBA, dhe qytetit të Vjenës ka të bëjë me një fondacion mjekësor të krijuar në vitin 1907 me fondet e stërxhaxhait të tij, Nathaniel Freiherr von Rothschild, i cili kishte lënë në trashëgimi për këtë qëllim ekuivalentin e rreth 100 milionë eurove.

Sipas historianëve, kjo është trashëgimia më e madhe individuale e bërë ndonjëherë në Austri.

Ishte në një kohë kur familja hebreje Rothschild ishte pasuria më e madhe e Perandorisë së vjetër së Habsburgëve dhe ndër pasuritë më të mëdha në Europë, falë aktiviteteve të saj bankare dhe industriale.

Fondacioni, i menaxhuar fillimisht nga një komitet prej 12 anëtarësh i drejtuar nga familja Rothschild, kishte hapur dy institucione të kujdesit psikiatrik.

Nazistët, pasi pushtuan Austrinë në vitin 1938, dëbuan Rothschildët po atë vit, përvetësuan pronat e tyre dhe më pas shpërndanë fondacionin.

Në 1956, disa vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo u rivendos dhe menaxhimi i saj iu besua direkt qytetit të Vjenës.

Hoguet dëshiron që të ngrihet një komitet i pavarur menaxhimi.

Qyteti, i cili konteston të gjitha aspektet e ankesës,u vu në vështirësi nga gjykatësja, e cila u shpreh “shumë e rezervuar” për kontrollin total të ushtruar nga bashkia.

Juridiksione të tjera do të duhet të vendosin për çështjen.

”Një nga institucionet e kujdesit shëndetësor, i hapur më 1912, është sot një qendër neurologjike. Tjetri, i cili ishte një nga qendrat e para të trajtimit të shëndetit mendor në botë, u shit në vitet 2000 nën kosto”, shprehet Hoguet.

Ky shef i një kompanie investimesh, i cili vetë vuan nga një sëmundje neurologjike, thotë se dëshiron të “ringjallë emrin Rothschild në Austri”, ku krimet naziste shkatërruan komunitetin e madh hebre të asaj kohe, të dënuar me internim ose shfarosje.

“Unë nuk dua të krijoj ndarje të tjera për arsye politike ose fetare, dua të ndërtoj ura”, shpjegoi më tej paditësi i cili tha se ai e konsideronte Austrinë si “pikën e tij më të fortë të lidhjes”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...