Aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin e paaftësisë fizike tek njerëzit që kanë probleme me nyjat.

Sipas studimit të ri, personat me dhimbje të ekstremiteteve të poshtme duhet që të ushtrojnë aktivitet fizik së paku një orë, në mënyrë që të parandalohet zhvillimi i këtyre simptomave apo parandalimi i tyre.

Në studimin e publikuar në revistën ”American Journal of Preventive Medicine”, morën pjesë persona të cilët kishin simptomat e osteoartrit. Në studimin e bërë, personat u monitoruan duke bërë aktivitet fizik për së paku 56 minuta, ku u vu re se njerëzit që ishin ushtruar më shumë kishin më pak dhimbje sesa ata që nuk u ushtruan.

Artriti është sëmundje e shkaktuar nga inflamacioni i nyjave (vendi ku bashkohen eshtrat). Njerëzit që fillojnë të përjetojnë dhimbje të trupit dhe dobësim të gjymtyrëve mund të jenë duke përjetuar simptomat e hershme të tij.

Kjo sëmundje prek zakonisht njerëzit më të moshuar, për arsye se kartilogjeni – masa që i mbulon eshtrat dhe nyjat gradualisht humbet dhe kështu fërkimi i eshtrave pa këtë masë shkakton dhimbje.

Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, njerëzit duhet të ushtrohen së paku 150 minuta gjatë javës. Sikur të gjithë studimet e mëparshme edhe studimi i fundit tregon se çelësi i rikthimit të aftësive lëvizëse tek njerëzit me probleme të tilla është të jenë sa më aktiv.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...