Një prej punonjësve të stafit në pallatin mbretëror ka rezultuar pozitiv pas testit për koronavirus. Punonjësi u konfirmua si i infektuar prej virusit në fillim të javës së shkuar, pak para se mbretëresha Elizabeth të largohej drejt Windsor Castle.

Nuk dihet ende çfarë pozicioni kishte ekzaktësisht në pallat i prekuri,apo nëse ka patur kontakt me mbretëreshën apo ndonjë pjesëtar tjetër të familjes gjatë kësaj kohe.

Të gjithë anëtarët e tjerë të stafit që kanë patur kontakt të afërt me të janë vetë-izoluar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë përfaqësues të pallatit Buckingham, të cilët shprehën se kanë marrë gjithë masat e nevojshme për të mbrojtur punonjësit dhe njerëzit që kanë patur kontakte me të.

Mbretëresha la pallatin mbretëror për Windsor Castle të enjten e kaluar, kur i kërkoi britanikëve të gjenin mënyra të tjera për të folur me të afërmit e tyre, për t’i mbrojtur ata. Edhe familja mbretërore po ndjek masat e marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e gjerë të koronavirusit.

Eventet mbretërore janë pezulluar ndërsa princeshë Beatrice, për të tretën herë, u detyrua të shtynte dasmën që do mbahej në fund të muajit maj.

Burimi: Business Insider

Loading...

Shpërndaj me

Loading...