Ndonëse u duk se seriali Loredana-Mozzik ra disi në heshtje, 2020-ta nisi plot zhurmë për ish-çiftin. Në intervistën e fundit për “NIN”, Loredana ka folur jo pak lidhur me ndarjen dhe raportet e saj me Mozzik.

Fillimisht, mes të qeshurash ajo ka thënë se e ka kuptuar se “Dhelpër Dinake” i dedikohet pak asaj, por siç thekson dhe Lori: “Unë jam përkrahëse e Mozit, biznesin nuk e përziej me jetën private”. Lidhur me arsyet që i çuan drejt ndarjes, reperja është shprehur se të dy palët kanë qenë shumë të stresuar, duke bërë me dije se nuk ka pasur diçka konkrete që ka shtyrë në marrjen e këtij vendimi.

Loredana ka theksuar se për të Hana mbetet dashuria më e madhe dhe fakti që Mozzik është babai i së bijës për të do të thotë shumë. E teksa u duk se gjithçka ishte e qetë dhe pa komplikime nga ana e Lorit, Mozzik nuk ka vonuar shumë për të reaguar në rrjet. Reperi ka kaluar menjëherë në akuza, duke shkruar se një nëne nuk i shkon përshtat gënjeshtra.

“Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit… E kuptoj që e do, por mos e përdor si të vetmen armë”, e ka nisur kështu shkrimin e tij Mozzik, duke shtuar se arsyet e ndarjes që Loredana kishte deklaruar në intervistën e saj, nuk janë aspak të vërteta. Reperi ka lënë të kuptohet se dëshira e Lorit për para, famë, karrierë muzikore mund të jenë disa faktorë që kanë ndikuar në ndarjen në çift.

Mozzik është shprehur se nuk i ka ardhur mirë që është përfshirë kaq shumë në një çështje të tillë, për ta përmbyllur: “Hera e fundit që flas për këtë temë!” Reagimin e plotë e gjeni më poshtë. /Neës31.al

Lajmi 10

Meghan dhe Harry janë të lirë, Mbretëresha zemërthyer jep vendimin final

U deshën ditë për ta marrë veten nga vendimi në dukje i papritur i Meghan dhe Harry-it dhe tani të gjithë i kishin drejtuar sytë nga mbretëresha Elizabeth. Kjo e fundit, pak më parë bëri prononcimin historik duke thënë se pranon vendimin e çiftit për të hequr dorë nga statusi mbretëror.

ëilliam largoi Harry-n dhe Meghan? Flasin vëllezërit
Brenda sherrit të Mbretëreshës me Princ Harry-n: ‘Ai po sillet si adoleshent’
Princ ëilliam thyen heshtjen pas largimit të Harry-t dhe Meghan-it nga mbretëria
Ky përfundim, u arrit pas takimit të familjes në Sandringham ku thuhet se ishin të pranishëm mbretëresha, princi Charles, ëilliam, Harry dhe Meghan, përmes një video-call direkt nga Kanadaja. E dimë që jeni shumë kurioz, kështu që lexoni më poshtë ç’ka thënë:

“Sot, unë dhe familja ime bëmë diskutime shumë konstruktive që lidhen me të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë e mbështesim plotësisht dëshirën e Harry-it dhe Meghan-it për të krijuar një jetë të re si familje. Edhe pse do të donim që ata të qëndronin për të punuar me kohë të plotë si pjestarë të familjes mbretërore, e respektojmë dhe kuptojmë dëshirën për të jetuar një jetë të pavarur.

Harry dhe Meghan e kanë bërë të qartë që jeta e re që do të krijojnë nuk do të mbështetet në fondet publike. Që më herët, kemi rënë dakord që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën familja Sussex do të jetojë mes Kanadasë dhe Britanisë. Ka ende çështje komplekse për t’u zgjidhur dhe punë për t’u bërë, por një vendim final pritet të dalë në ditët në vijim.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...