Pamundësia për të ngrënë tre vakte në ditë dhe të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme është një realitet për gati një në pesë francezë, sipas një sondazhi të publikuar sot dhe të punuar nga “Ipsos-Secours”.

Më pak se një e katërta e francezëve të anketuar (21%) kanë deklaruar se nuk janë në gjendje që të sigurojnë ushqime të shëndetshme dhe të hanë tre vakte në ditë.

Ndërsa 27% e tyre kanë pranuar se nuk kanë mjetet financiare për të blerë çdo ditë fruta dhe perime.

Gjithashtu, më shumë se një në dy francezë, të ardhurat mujore të të cilit janë nën 1 200 euro shprehet se ka vështirësi për të paguar ushqimin e fëmijëve dhe gati një në dy (48%) vlerëson se ka vështirësi që të sigurojë variacion në ushqime./ata

Loading...

Shpërndaj me