Miliardieri francez, Fransoa-Anri Pino kumtoi se familja e tij do t’i japë 100 milionë euro ndihmë për rikonstruimin e katedrales.

“Babi im dhe unë vendosëm t’i ndajmë 100 milionë euro dhe të marrim pjesë në rikonstruimin e Notrë Dam”, shkroi Pino në kumtesën për mediat.

Pino është njeriu i parë i kompanisë Kering, i cili është pronar i brendeve të njohura Guçi dhe Sen Loren dhe kryetar i kompanisë e cila e posedon shtëpinë e njohur të ankandeve Kristis. Bashkëshorte e tij është aktorja e njohur Sellma Hajek.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...