Industria e tekstilit mbetet sinonim për shkeljen e të drejtave të punëtorëve. Shoqatat joqeveritare nga Shtipi alarmojnë për dy raste të reja. Analizohen largimet e 50 punëtoreve, para së gjithash para daljes në pension dhe të cilët më parë kanë nënshkruar kontrata me punëdhënësin. Në rastin e dytë, shoqata analizon një kompani që duket se i përgatitet likuidim dhe ka vetëm 40 punonjës. Përveç sektorit privat, nuk është më mirë as situata në administratë thonë nga SPOGJ-i. Ata thonë se po punohet për ndryshime në Ligjin e Nëpunësve Administrativ dhe Ligjin për Punonjësit e Sektorit Publik. Megjithatë, edhe në administratë ka revanshizëm.

Ne kemi punuar për lidhjen e një marrëveshje kolektive për punonjësit e administratës, për fat të keq nuk kemi arritur të gjejmë një gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, por negociatat vazhdojnë. Abuzohet nga punëdhënësit, procedurat disiplinore kundër punëtorëve, shkarkimet e pabazuara nga puna, të cilët megjithëse kanë vërejtje, gjithnjë e më shpesh jemi dëshmitarë të procedurave disiplinore, që nuk janë të lidhura me punën e nëpunësve, por janë të lidhura me revanshizëm – tha Tërpe Dejanovski – SPOGJ.

Nesër në Shkup, në protestën e 1 majit do të dalë edhe sindikata e gazetarëve, Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë, Sindikata e pavarur akademike, si dhe Sindikata e Kulturës.

Aslat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...