Presidenti rus, Vladimir Putin i bëri dhuratë homologut të tij kinez, Xi Jinping një kuti me akullore artizanale ruse, i cili festoi të shtunën 66 vjetorin e lindjes në Dushanbe, në Taxhikistan, ku po mbahet samiti për sigurinë në Azi.

”Ne kemi një punë të jashtëzakonshme, që na detyron të punojmë ose të përmbushim detyrimet edhe ditën që përkon me festimin e ditëlindjes’’, deklaroi Puitn, i cili u takua me Xi pak para fillimit të samitit, ku marrin pjesë delegacione nga 27 shtete, në mesin e tyre edhe Irani e Katari.

Sipas pamjeve të transmetuara në ueb-in e Kremlinit, Putin shfaqet duke e uruar homologun kinez me fjalët më të përzemërta.

Gëzuar ditëlindjen ! Urimet e mia më të mira ! Ndihem i lumtur që kam një mik si ju ?

‘’Ne kemi ardhur me dhurata të mira, pohon ai, përpara se të hapë një kuti të mbushur plot me akullore ruse, të preferuarat e Xi Jinping, si dhe një vazo me mbishkrimin ”Një ditë me diell’’. Më pas dy liderët trokitën gotat me shampanjë.

Putin nënvizoi se i gjithë stafi ynë, dhe mundem t’ju them me bindje se i gjithë vendi ynë ju uron gjithë të mirat e botës, pasi keni bërë shumë për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...