Frosinone ka zyrtarizuar emërimin e Alesandro Nesta-s si trajneri i ri i skuadrës. Ish-qendërmbrojtësi i Milan ka mposhtur konkurrencën e Fabio Groso-s.

Frosinone lajmëron se i ka besuar stolin teknik të ekipit të parë Alesandro Nesta-s. Trajneri i ri ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të prezantohet zyrtarisht ditën e enjte, 19 qershor, në orën 11:30 në stadiumin Benito Stirpe,” thuhet në komunikatën zyrtare të klubit italian.

Ndryshe 43-vjeçari kishte që prej vitit 2015 i papunë përpara se të shkonte te Peruxha në sezonin 2018/19. Ai e udhëhoqi ekipin drejt play-offeve të Serie B, por humbi 4-1 me Hellas Verona-n.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...