Që nga 1 korriku i vitit 2019, deri në vitin 2021, Maurizio Ganz do të jetë trajneri i skuadrës së Milanit, por jo në vend të Marko Xhiampaolo, por në pankinën e ekipit të femrave. Ka qenë vetë klubi që zyrtarizoi rikthimin e një ish-lojtari të tyre, që luajti me fanellën kuqezi për tre sezone (1998-2001), teksa dy sezone më parë i luajti në “San Siro”, por si lojtar i Interit

Gjatë karrierës së tij, Maurizio ka treguar gjithnjë udhëheqje të fortë dhe aftësi teknike të rëndësishme. Jam i sigurt se, në sajë të udhëzimit të tij, ekipi i femrave do të vazhdojë të rritet, individualisht dhe si grup, në dobi të klubit tonë”,tha Maldini, i cili mban tashmë postin e Drejtorit Teknik dhe Zhvillimeve Strategjike tek Milan.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...