Sot në orët e mbrëmjes një aksident ka ndodhur në lagjen Drma në aksin Shkup-Veles në afërsi të burgut të Idrizovës në Shkup. Sipas informacioneve të para, kamioni i tipi “DAF”  me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në hendek, me ç’rast jetën ka humbur shoferi i kamionit, D.T. 36 vjeç  nga fshati Rzhaniçino. Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së kontrollit, nëse është gabimi i tij apo automjeti ka pasur defekt. Policia po vazhdon të kryej hetime në vendin e ngjarjes./Alsat/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...