Britania doli e fundit në Eurovizionin e këtij viti duke grumbulluar vetëm 13 pikë. Kënga “Bigger than us” e Michael Rice mori 16 vota të shtunën, por pas rishikimit të votave dhe një gabimi njerëzor, pikët u korrigjuan dhe Britania tashmë ka vetëm 13 pikë.

Britanikët shpeshherë janë shprehur të frustruar me renditjen e tyre në Eurovizion, madje ka prej atyre që thonë se vendi i tyre nuk duhet të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Evropiane.

Madje, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Spanjën, janë kontributdhënësit më të mëdhenj financiar të Eurovisionit, dhe për këtë arsye, të katër këto vende së bashku me fituesin kualifikohen direkt në finale.

Që prej vitit 1997, Britania ka fituar vetëm një herë Eurovisionin dhe në katër raste është radhitur në vendin e fundit. Madje, kanë kaluar 10 vite që kur Britania u radhit në njërin nga dhjetë vendet e para.

Britanikët kanë kërkuar shkakun e këtij zhgënjimi, duke përmendur Brexit, por ata kishin rezultate të dobëta edhe para se të vendosej që të largoheshin nga Bashkimi Evropian.

Kevin O’Sullivan, një kritik televizioni, tha se njerëzit e urrejnë Britaninë për shkak se ndihmuan Amerikën në pushtimin e Irakut dhe Afganistanit. Sipas tij, meqë SHBA nuk është pjesë e festivalit, gjithë “faturën” e urrejtjes e paguajnë ata.

Megjithatë, redaktori i “The Spectator”, Fraser Nelson, tha se kjo nuk ka të bëjë asgjë me politikën, pasi kjo nuk e ndihmoi Holandën të fitonte festivalin. Ai tha se BBC duhet të rrisë standardin, si televizion i cili përzgjedh këngën përfaqësuese, dhe Britania të përfaqësohet me këngë më të mira.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...