Mbretëresha Elizabeth nga dita në ditë po përballet me probleme të shumta familjare. Situata duket se i ka dalë jashtë kontrollit  dhe tani familja që dukej aq e rregullt po kalon shumë probleme.

Së fundmi mediat e huaja shkruajnë se nipi i saj, Peter Philips dhe bashkëshortja Autumn Philips po divorcohen pas 12-vitesh martesë.

Shkak është bërë kjo e fundit, e cila i ka kërkuar bashkëshortit të largohen nga familja mbretërore dhe të shkojnë të jetojnë në Kanada.

Mësohet se ajo ka marrë me vete edhe dy vajzat 9 dhe 7-vjeçare.

Për t’u larguar ajo ka marrë shkasë nga largimi i Meghan dhe për të afërmit ajo ka treguar se po i pëlqen jeta që aktorja po bën pas largimit nga familja mbretërore.

Kjo ndarje do të jetë e vështirë për mbretëreshën, e cila ka një lidhje të fortë me Autumn.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...