Studiuesit në Universitetin e Kolorados morën mostra të ADN-së nga 656 familje dhe zbuluan se shumica e banjave përmbajnë një bakter të rrezikshëm.

Sipas portalit Well and Good, ajo fshihet në kokën e dushit dhe është një mikrobakter i cili shoqërohet me probleme të mushkërive.

Ka disa faktorë që bëjnë që bakteret të mblidhen në kokën e dushit.

E para i referohet materialit nga i cili është bërë – një dush metalik përfaqëson një sipërfaqe më të mirë për zhvillimin e baktereve sesa plastika.

Nga ana tjetër, duhet të merret parasysh që uji i trajtuar përmban më shumë baktere.

Edhe pse rezultatet e studimit janë një alarm për të filluar t’i kushtojnë vëmendje këtij vendi, Noah Ferer, profesor i ekologjisë, thotë se nuk duhet të bëjmë panik.

“Mos u shqetësoni, nuk ka pse të keni frikë të bëni dush. Ekziston një botë tërheqëse mikrobiale në krye të dushit dhe ju ekspozoheni ndaj saj sa herë që bëni një banjë. Shumica e mikrobeve janë të padëmshme, por disa janë të rrezikshme, dhe ky lloj hulumtimi na ndihmon të mësojmë se si të mbrohemi para, “tha Ferer”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...