Pesë tiparet e fëmijëve inteligjentë
Për të gjithë prindërit fëmija i tij është më i zgjuari, më i bukuri, më i ëmbli dhe simpatiku që në momentet ...
Lexo më shumë...Disa vite më parë, trupi i fosilizuar i një bebeje u zbulua në një pjesë të ashpër dhe të izoluar të Alaskës Qendrore.
Kufoma daton rreth 11 500 vite më parë dhe një studim mbi ADN-në ka treguar jo vetëm një kuptim jashtëzakonisht të thellë për origjinat e migrimit të njeriut në Amerikën e Veriut, por gjithashtu ekzistencën e një popullsie të mëparshme të pazbuluar që janë quajtur “Beringianët Antikë”, thuhet në studimin e botuar në revistën shkencore “Nature”.
Teoria zyrtare se si njerëzit migruan në Amerikë sugjeron se ka ndodhur rreth 15 000 dhe 30 000 vite më parë, ku një grup njerëzish lëvizën nga Azia drejt Amerikës së Veriut nëpërmjet një rripi toke që quhet Beringia dhe që lidhte dy kontinentet.
Ky zbulim i fundit tregon një degëzim njerëzor më vete dhe të pazbuluar më parë që ka habitur studiuesit, që prisnin të gjenin një profil gjenetik që lidhte njerëzit që popullonin Amerikën.
Studimi i ADN-së së kësaj foshnjeje antike nxori një popullsi krejt të re me njerëz, të ndarë me ata që populluan gjithë Amerikën e Veriut.
Studiuesit sugjerojnë dy teori që mund të shpjegojnë këtë zbulim.
Ose dy grupe të ndryshme njerëzish kaluan në Amerikë rreth 15 000 vite më parë ose një grup emigroi dhe më pas u nda në dy popullsi krejtësisht të pavarura.
Afrimitetet gjenetike sugjerojnë se teoria e dytë është më e mundshme, por përse dhe si këta Beringianë Antikë mbetën kaq shumë të izoluar gjenetikisht dhe të veçuar për kaq shumë vite mbetet ende një mister.
Për të gjithë prindërit fëmija i tij është më i zgjuari, më i bukuri, më i ëmbli dhe simpatiku që në momentet ...
Lexo më shumë...NASA ka nisur një anije kozmike në Gjithësi me mision për të gjetur planete të reja janë Sistemit Diellor në t...
Lexo më shumë...Njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë ishte mashkull, e po ashtu edhe 12 të tjerët që ecën në Hënë. Gjërat duh...
Lexo më shumë...Danimarka do t’i kërkojë Agjencisë Kulturore të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, të njohë zyrtarisht konceptin e...
Lexo më shumë...