Pas refuzimit të kryeministrit Zaev për t’u takuar me përfaqësues të nismës “Ta shpëtojmë kodrën e Diellit”, ata kanë njoftuar se do të vazhdojnë me realizimin e protestave. Drejtuesi i nismës Hamdi Sulejmani, thotë se akoma nuk kanë pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga kabineti i kryeministrit për ftesën e tyre për takim, përveç përgjigjes që u dha publikisht në media, ku u tha se Zaev me siguri nuk do të ketë kohë për takim gjatë fundjavës.

Ne nesër në ora 11 do të bllokojmë rrugën që lidh Kodrën e Diellit me Tetovën, dhe do përcjellim edhe një herë ultimatumin që kryeministri të vij ta vizitojë atë qendër turistike nga afër dhe të shohë problemet e atjeshme. Do të kërkohet nga institucionet që të marrin hapa konkret për zhvillimin e asaj qendre turistike. – theksoi Hamdi Sulejmani, NISMA

Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...