Kompani ajrore kineze kryen fluturimet e para në formë testi të avionëve tregtarë në aeroportin e ri të Pekinit, që do të hapet në 2019 me perspektivën për t’u shndërruar një nga më të frekuentuarit në botë.

Qendra, e cila është e pozicionuar në jug të kryeqytetit kinez është projektuar nga zyra e arkitektes së famshme Zaha Hadid, e cila vdiq në 2016.

Në total 200 000 tonë çelik u përdorën në kantierin e ndërtimit. Punimet për ndërtimin e veprës arkitekturore pothuajse kanë përfunduar.

Një avion Airbus A380 i kompanisë China Southern ishte i pari që u ul në pistë të hënën, ndjekur nga një A350 i kompanisë ‘’China Eastern’’ dhe dy Boeing të ‘’Air China’’ dhe të avionit të transportit të brendshëm ‘’Xiamen Airlines’’, njoftoi televizioni CCTV.

Fluturimet test mundësuan testimin e procedurave të fluturimit, pajisjet e fluturimit, kushtet e motit, pistat si dhe sistemin e sinjalistikës së aeroportit, sipas të njëjtit burim. Një testim i plotë është parashikuar më 9 gusht./Ata

Loading...

Shpërndaj me

Loading...