Me përballjen në mes Parmës dhe Juventusit , do të nis edicioni i ri në Seria A të Italisë. Bruno Alves dhe Kristiano Ronaldo do të jenë përsëri përballë njëri-tjetrit, në sfidën që hap siparin e kampionatit italian. Alves do të ketë shiritin e kapitenit në krah te Parma, ndërsa Ronaldo do të kërkojë sezon edhe më të mirë se sa vitin e kaluar tek Juventusi. Edhe pse janë të lindur 1.200 km larg njëri tjetrit, ata janë bashkuar nga fanella e Portugalisë dhe janë së bashku plot 11 vite, andaj sfida e tyre do të jetë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë në orën 20.45 minuta, Fiorentina me Frank Riberin do të sfidojë Napolin e Elif Elmasit, kur dy futbollistët do të zhvillojnë sfidat debutuese në Seria A.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...