Çdo vit, për një muaj resht karnavalet pushtojnë rrugët e Republikës Dominikane me ngjyra të ndryshme dhe ndonjëherë të egra, kostume të çuditshme dhe maska të veçanta dhe shumë të ndërlikuara për tu punuar. Në Santiago, në qendrën ku mbahen festat shumëngjyrëshe Humberto Lopez është njëri ndër përgatitësit më të famshëm të maskave. Ndërsa ata që mbajnë këta kostume shprehen të lumtur nga përgatitja e tyre.

Kur unë fillova të punoja me këto maska isha vetëm 12 vjeç. Përgatitja e maskave është shumë e vështirë sepse procesi është shumë i  gjatë. Zakonisht përdori brinjë të lopëve për formën e maskave dhe pastaj vendosi materiet e nevojshme- thotë Humberto Lopez – përgatitësi i maskave.

Unë jam pjesë e karnavalit të Santiagos. Unë kam personazhin kryesor të karnavalit të Santiagos. Kostumi im duket fantastik dhe përbëhet nga disa pasqyra të vogla pupla dhe gjëra të ngjashme- thotë Dewin Morales.

Humberto Lopez ka filluar me përgatitjen e maskave që në moshën 12 vjeçare, është shndërruar në profesionist në moshën 16 vjeçare dhe thotë se do të jetë gjithmonë krenar që krijon maska për kulturën dominikane.

Elmedina Aliji                               

 

Loading...

Shpërndaj me