Për të paguar vreshtarët, shteti do të bëhet kreditor në veraritë “Povardarie” dhe “Stefani”. Qeveria vreshtarëve do tu japë 1.5 milion euro, që këto dy verari iu detyrohen atyre për rrushin e dhënë dhe pastaj përmes procedurave gjyqësore dhe ndoshta përmes përmbaruesve, do ti marrë paratë nga “Povardarie” dhe “Stefani”. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikollovski, me ndryshimet në Ligjin për Zhvillimin Rural, të cilat u votuan një ditë më parë në Kuvend, u krijua bazë ligjore për kompensimin e vreshtarëve të rajonit të Tikveshit, të cilët nga viti 2014 deri në vitin 2016 nuk kanë marrë para për rrushin e dhënë. Sipas tij, shteti nuk do ta paguajë borxhin e verarive, por vreshtarëve që kanë nevojë për ndihmë për të vazhduar punën.

Shteti tre vitet e ardhshme, sipas Ligjit për Zhvillimin Rural, të gjitha pagesat që do ti bëjnë kompanitë për të cilat e merr përsipër borxhin, do të jenë të gjitha pagesat e ndaluara përmes DAP-it, dhe do të jenë fonde buxhetore përmes Agjencisë Pagesore, do të kthehen në Buxhetin e Maqedonisë – deklaroi Lupço Nikolovski, Ministër i Bujqësisë.

Megjithatë, kur vreshtarët do t’i marrin paratë, për momentin, nuk ka një afat. Pasi Presidenti Gjorgje Ivanov ta nënshkruajë ligjin, që u miratua dje, pritet të enjten në një seancë të jashtëzakonshme Qeveria të miratojë gjithashtu vendimin për kompensimin e vreshtarëve. Pastaj Ministria e Bujqësisë do ta detyrojë Inspektoratin Bujqësor të bëjë llogaritjet për numrin e saktë të vreshtarëve dhe borxhin e përgjithshëm, sipas çmimit mesatar të rrushit në vitin 2014. Pas kësaj, do të fillojë pagesa.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me