Liverpuli dhe Atletiko Madridi do të sfidojnë njëri-tjetrin për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që nis gjatë ditës së martë. Anglezët janë në një formë të jashtëzakonshme dhe nuk njohin gjatë kohë disfatën, duke regjistruar vetëm fitore në Premier Ligë. Nga ana tjetër, Atletiko Madrid nuk po tregon formë dhe nivel të lartë , dhe luan me formë të ndryshueshme. Megjithatë, Saul Nigez beson se një formulë se se të mund kampionin aktual të Evropës.

“Liverpuli ka një ekip shumë të plotë. Janë ekip i shkëlqyer, por ata e kanë shumë të vështirë të shënojnë nëse kundërshtari mbron thellë sepse ata janë shumë, shumë të mirë në tranzicionin e shpejtë. I pashë ata kundër Noruiç dhe nëse nuk do të ishte për aftësitë teknike të mira të Mane, ata nuk do të fitonin. Ne i dimë pikat e tyre të dobëta dhe të forta. Jemi një ekip që luftojmë shumë kundër ekipeve të mëdha. Duhet të shfrytëzojmë sa më shumë ndeshjen në shtëpi. Do të ketë një atmosferë të jashtëzakonshme, më shumë zhurmë se kurrë”, tha mes tjerash Saull Nigez.

Sfida Atletiko Madrid – Liverpull, do të zhvillohet të martën (18 shkurt) në orën 21.00.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...