Nicki Minaj ka folur për vendimin e Harry dhe Meghan, larg titujve mbretërorë, detyrave zyrtare dhe një jete krejt të re në Kanada. Pavarësisht kritikave më së shumti për Harry-n, për të cilin thonë se u manipulua nga Meghan dhe u largua nga familja mbretërore, këngëtarja Nicki thotë se Harry u tregua burrë i vërtetë, sepse vendosi të bëjë gruan e tij të lumtur dhe ta vërë atë para gjithçkaje.

Duke folur në Queen Radio, 37 vjeçarja tha:

“Kush mendon se Meghan bëri mirë që u largua me burrin e saj? A mund të them mendimin tim të vërtetë? Nuk e di kush është më i mirë Harry apo William, por dua ti them Harry-t Faleminderit. Harry u tregua burrë i vërtetë, vendosi të bëjë të lumtur gruan. Burrat e vërtetë vendosin partneren e tyre mbi gjithçka, ashtu siç bën burri im Kenneth Petty. Ne e pamë si ndodhi me princeshën Diana. Ajo u martua me dikë që nuk e donte. Kështu që le ti lëmë të lumtur ata të dy”, tha Minaj

Harry, Meghan Markle dhe djali i tyre Archie jetojnë aktualisht në Kanada.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...