Vende të zbrazëta të ndërtimeve me shumë pak punëtorë dhe disa makineri ndërtimi, kamera e Alsat regjistroi tërë lëvizjen nga Kërçova në Ohër, ku po ndërtohet autostrada e re. Megjithëse në disa vende është shtruar asfalt, në disa vende ende ka ndërtesa që as nuk janë shkatërruar dhe që gjenden në vendet ku duhet të kalojë rruga. Disa punëtorë që gjetëm madje na thanë që shumë nga kolegët e tyre kishin ndaluar të vinin në punë.

“Nuk ka punëtorë, nuk kemi ushqim, pagat janë të ulëta. Pagat që japin janë të rregullta. Sa janë aq. A do të duhet vërtet shumë kohë për t’u ndërtuar autostrada? Kjo gjë varet nga kompania. Ditë pas dite njerëzit braktisin punën e tyre. Për shkak të kushteve më të mira në Gjermani, disa në Kroaci “.

Me këtë dinamikë të ndërtimit, autostrada nuk do të ndërtohet në vitet e ardhshme, vlerëson Arsllani.

Autostrada 57 kilometra e gjatë, e cila filloi të ndërtohej nga qeversja e Nikolla Gruevskit nga 180 milion dollarë, vlera e autostradës arriti në 600 milion dollarë. Pas anekseve të fundit me kontraktorin kinez Sinohidro, qeveria aktuale pohon se këtë vit një pjesë nga Ohri deri në fshatin Vërbjan do të lëshohet në përdorim. Afati i fundit për ndërtimin e të gjithë autostradës është 30 qershori i vitit të ardhshëm.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...